Rezultatet e hulumtimit më të fundit "VALICON TOP BRANDS 2025" konfirmojnë se tregu maqedonas paraqet një ndërthurje dinamike të brendeve të forta vendore, rajonale dhe globale. Faktorët kryesorë të suksesit mbeten edhe më tej cilësia e patëmetë dhe lidhja e thellë me konsumatorët. Të dhënat nga hulumtimi janë të qarta: gati 50% e 25 brendeve kryesore në vendin tonë janë me origjinë vendore!
Sipas përgjigjeve tuaja, këto janë TOP 5 brendet të cilave u besoni më së shumti:
- Stobi Flips (lider absolut)
- Coca Cola
- Viva lëngje
- Qumësht Manastiri (Bitolsko mleko)
- Milka
Këto rezultate tregojnë qartë se heronjtë tanë lokalë, siç janë Stobi Flips, Viva dhe Qumësht Manastiri, ecin me sukses krah për krah me gjigantët botërorë. Përmes përgjigjeve tuaja në anketa, ju keni konfirmuar se në kohë pasigurie më së shumti i vlerësoni brendet që ofrojnë një histori autentike dhe cilësi të lartë.
Ju falënderojmë që merrni pjesë rregullisht në hulumtimet tona dhe na ndihmoni të zbulojmë shprehitë e konsumit në Maqedoni!