Sipas të dhënave më të fundit nga platforma jonë Opinia.Club, të mbledhura në tremujorin e fundit të vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kanë theksuar një cilësi më të dobët të jetës në krahasim me periudhën para pandemisë.
Rezultatet e hulumtimit tonë të fundit online tregojnë se 36% e qytetarëve të Kosovës pajtohen me deklaratën se jeta sot është më e keqe se sa para vitit 2020. Ky hulumtim u realizua gjatë muajit nëntor të vitit 2025, i zhvilluar me një mostër prej 505 respondentëve të moshës nga 18 deri në 75 vjeç.
Falënderojmë të gjithë anëtarët e panelit që morën pjesë në këtë anketë! Përgjigjet tuaja të sinqerta na ndihmojnë të krijojmë një pasqyrë të qartë të gjendjes dhe disponimit aktual në shoqëri.
Mendimi juaj është shumë i rëndësishëm!