Termat dhe Kushtet

Rishikimi i Fundit: 04-12-2023



Termat dhe Kushtet e Pjesëmarrjes

Termat dhe Kushtet e Pjesëmarrjes të listuara këtu i referohen marrëdhënies ndërmjet kompanisë VALICON d.o.o ., Kopitarjeva 2, Ljubljana, Slloveni, e cila është pronare e panelit online Opinia.Club, dhe pjesëmarrësit të panelit Opinia.Club.

1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1.1. Emri i panelit

Emri i panelit online është Opinia.Club (tutje Panel).

1.2. Menaxheri i panelit

Pronari, mbajtësi i të drejtave dhe menaxheri i panelit Opinia.Club është VALICON d.o.o., kompani për konsulencë dhe hulumtim të tregut (referuar tutje si Menaxher).

1.4. Vlefshmëria ligjore

Marrëdhënia midis një pjesëmarrësi dhe Menaxherit përcaktohet nga varianti aktual i vlefshëm i TERMAVE DHE KUSHTEVE TË PJESËMARRJES, i cili është gjithmonë i qasshëm në faqen e internetit https://opinia.club. Në rast të një ndryshimi në përmbajtjen e TERMAVE DHE KUSHTEVE TË PJESËMARRJES, Menaxheri do të njoftojë pjesëmarrësin për ndryshimet nëpërmjet njërës prej metodave në vijim: përmes një emaili ose një njoftimi në aplikacionin Opinia-Club . Nëse një pjesëmarrës, pas pranimit të njoftimit për ndryshimin në termat dhe kushtet, nuk e ndërpret anëtarësimin brenda tridhjetë ditësh, konsiderohet se ai/ajo ka lexuar dhe rënë dakord me termat dhe kushtet e ndryshuara.

2. PJESËMARRJA E PANELIT

2.1. Kush mund të bëhet pjesëmarrës

Pjesëmarrës në Panel (tutje referuar si Pjesëmarrës) mund të jetë çdo person fizik me vendbanim të përhershëm ose të përkohshëm në shtetin prej të cilit ka aplikuar për pjesëmarrje, i cili është 15 vjeç e lart dhe ka rënë dakord me Termat dhe Kushtet e Pjesëmarrjes.

2.2. Pjesëmarrja në Panel

Pjesëmarrja është vullnetare. Duke u bashkuar me Opinia.Club, Pjesëmarrësi pranon të marrë ftesa për të marrë pjesë në sondazhe. Nëse ata nuk duan të marrin pjesë, ata mund të çregjistrohen gjithmonë (vegëza për t’u çregjistruar është në aplikacionin Opinia.Club , në profilin personal, në ftesat për anketë; ata gjithashtu mund të çregjistrohen përmes një e-maili drejtuar Menaxherit, listuar në fund të këtij dokumenti).

Pjesëmarrësi është i vetëdijshëm dhe pranon që, pasi llogaria të çaktivizohet, ata nuk do të kenë qasje në programin e pikëve Opinia.Club. Të gjitha pikët e grumbulluara në llogari, të cilat nuk janë shpenzuar para çaktivizimit, pavarësisht se kur dhe për çfarë janë grumbulluar, do të fshihen.

2.3 Mbledhja e pikëve në Opinia.Club

Pjesëmarrësi mund të mbledhë pikë në mënyra të ndryshme: duke marrë pjesë në pyetësorë, duke ftuar miqtë që t'i bashkohen Panelit, duke marrë pjesë në anketa përmes telefonit, duke marrë pjesë në hulumtime të tjera si fokus grupet, testimi i produktit, etj. Pikat mund të shfrytëzohen kur Menaxheri dërgon një njoftim për një katalog dhe kur Pjesëmarrësi mbledh një minimum prej 1000 pikësh. Pikat janë të patransferueshme. Lista e shpërblimeve është e listuar në katalog, i cili hapet për pjesëmarrësit kur ata arrijnë numrin minimal të pikëve (1000 pikë).

Në rast se pikët janë shtuar ose fshirë gabimisht nga apo në llogarinë e Pjesëmarrësit, Menaxheri ka të drejtën t'i fshijë ose t'i kthejë ato.

2.4. Mbrojtja e informacionit personal

Faqja e internetit dhe aplikacioni Opinia.Club mbledhin informacione mbi regjistrimin dhe informacione të tjera të identifikueshme të subjekteve.

Përpunimi i vëmendshëm, i ligjshëm dhe mbrojtja e informacionit personal është një prioritet i Menaxherit. Menaxheri përdor të gjitha mjetet dhe metodat në dispozicion për të siguruar një mbrojtje efektive të informacionit personal.

Pjesëmarrësi mund të kërkojë informacionin që Menaxheri po përdor, drejtpërdrejt nga Menaxheri. Pjesëmarrësi mund të ofroj llogarinë e tij/saj të përdoruesit me informacionin e tij/saj të ri, të përditësuar ose të ndryshuar. Pjesëmarrësi ka qasje në informacionin e tij/saj nëpërmjet aplikacionit Opinia.Club, ose profilin e tij/saj të përdoruesit që është në dispozicion në https://opinia.club.

Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me mbledhjen dhe mbrojtjen e të dhënave, përdorimin dhe zbulimin e informacionit të përmendur, shihni Politikën e Privatësisë në fund të këtij dokumenti.

2.5. Kodi i Sjelljes

Pjesëmarrësit në Opinia.Club do të:

  • japin përgjigje të vërteta, të kuptueshme dhe relevante në të gjitha llojet e anketave në të cilat ata marrin pjesë
  • sigurohen që të gjitha informacionet të jenë të sakta dhe të përditësuara
  • regjistrohen në Panel vetëm me një llogari përdoruesi (nëse një tjetër është hapur gabimisht, ata mund të kontaktojnë Menaxherin përmes kontaktit të specifikuar në fund të këtij dokumenti dhe të kërkojnë të mbajnë një llogari dhe të fshijnë tjetrën (së bashku me të gjitha pikët))
  • marrin pjesë rregullisht në pyetësorë, lexojnë udhëzimet dhe japin përgjigje të vërteta dhe të sakta, japin përgjigje të vërteta për pyetjet e hapura
  • mos përpiqen të përdorin ndonjë shërbim ose zonë të faqes së internetit ose aplikacionit Opinia.Club për të cilat ata nuk janë të autorizuar
  • mos postojnë asnjë përmbajtje që është kërcënuese, shpifëse dhe e turpshme, ose që mund të shkelë ligjin në çfarëdo mënyre
  • tregohen të respektueshëm për pjesëmarrësit e tjerë dhe stafin me të cilin kanë kontakt
  • mos u zbulojnë palëve të treta përmbajtjen e pyetësorëve dhe materialeve të tjera

Çdo shkelje e pikëve të cekura më lart nënkupton një pezullim të menjëhershëm të anëtarësimit dhe fshirjen e çdo pike. Menaxheri ka të drejtën të kufizojë ose të ndalojë përdorimin ose qasjen në dhe/ose pjesëmarrjen në pyetësorë dhe anketa, nëse Menaxheri zbulon ose dyshon se pjesëmarrësi

ka dhënë informacion të rremë, të pasaktë, të vjetërsuar ose jo të plotë.

2.6. Fshirja nga paneli

Menaxheri mund të fshijë Pjesëmarrësin nga baza e të dhënave të përdoruesve dhe gjithashtu pikët e tij/saj:

  • në rast të shkeljes së dispozitave të Nenit 2.5
  • nëse Pjesëmarrësi është joaktiv (shih Nenin 2.8)
  • nëse Pjesëmarrësi është i papërgjegjshëm (shih Nenin 2.9)
  • nëse Pjesëmarrësi nuk është në dispozicion ose emaili i dhënë nuk është më i vlefshëm
  • nëse Pjesëmarrësi përdor disa llogari përdoruesish në Panel
  • nëse Pjesëmarrësi tregon mungesë respekti ndaj Pjesëmarrësve të tjerë të Panelit ose Menaxherit

Pjesëmarrësi mund të çregjistrohet nga Paneli në çdo kohë (shih Nenin 2.10).

2.7. Profili i përdoruesit

Në kuadër të profilit të përdoruesit ne mbledhim të dhëna socio-demografike, me të cilat kryejmë përzgjedhjen për ftesa për një anketë të caktuar. Pjesëmarrësi duhet të përditësojë rregullisht informacionin e profilit të përdoruesit. Të gjithë pjesëmarrësit mund të hyjnë në profilet e tyre të përdoruesve përmes vegëzës së profilit personal, e cila është e qasshme në aplikacion, ose përmes profilit të përdoruesit në faqen e internetit Opinia.Club.

2.8. Pjesëmarrës joaktiv

Çdo pjesëmarrës do të marrë disa ftesa për anketa në një vit të caktuar. Në rast se Pjesëmarrësi nuk i përgjigjet shumicës së ftesave, ai/ajo konsiderohet joaktiv.

2.9. Pjesëmarrës i papërgjegjshëm

Pjesëmarrësi konsiderohet i papërgjegjshëm nëse:

  • ata mundësojnë qasjen e llogarisë së tyre të përdoruesit tek personat e tretë, ose ftojnë (rekrutojnë) persona me e-mail të rremë
  • ata keqpërdorin anëtarësimin e tyre në Panel, ose e përdorin atë për qëllime të papërshtatshme, për shembull duke pretenduar se janë dikush tjetër për të mbledhur pikë
  • ata japin përgjigje të rreme, të pakuptimta dhe të parëndësishme në pyetësorë, nuk e informojnë rregullisht Menaxherin për ndryshimet në informacionin e profilit të tyre të përdoruesit
  • ata e zbulojnë përmbajtjen e pyetësorëve te palët e treta (nëse ata zbulojnë ose postojnë publikisht përmbajtjen e një pyetësori ose materiale të tjera)

Menaxheri ka të drejtën të fshijë profilin e përdoruesit të një Pjesëmarrësi të papërgjegjshëm së bashku me të gjitha pikët e fituara.

2.10. Përfundimi i anëtarësimit në Panel

Në rast se Pjesëmarrësi nuk dëshiron të marrë pjesë në sondazhe, ai/ajo gjithmonë mund ta përfundojë anëtarësimin e tij/saj (përmes vegëzës së disponueshme në Opinia.Club, në profilin personal, në ftesat për anketa, ose nëpërmjet një e-maili të listuar në fund të këtij dokumenti).

Pas fshirjes së profilit të përdoruesit, Menaxheri do t’i anonimizojë të gjitha të dhënat e mbledhura, përveç të dhënave për pagesat e shpërblimeve, të cilat Menaxheri duhet t'i arkivojë në mënyrë që t'i përmbahet ligjeve ekzistuese tatimore.

3. PJESËMARRJA NË ANKETA

3.1. Llojet e anketave

Çdo pjesëmarrës mund të marrë pjesë në lloje të tjera anketash jashtë fushëveprimit të Panelit, si anketa përmes telefonit, fokus grupe, intervista të thelluara, testime të produkteve, etj. Pjesëmarrja në hulumtime të tjera është vullnetare dhe nuk ka ndikim në anëtarësimin në Panel.

3.2. Ftesë për një sondazh

Çdo pjesëmarrës do të ftohet të marrë pjesë përmes një e-mail ose një njoftimi përmes aplikacionit.

Lloji dhe numri i ftesave, të marra nga Pjesëmarrësi, do të varet nga informacioni i përdoruesit dhe numri i anketave aktualisht aktive.

3.3. Konfidencialiteti i të dhënave

Pjesëmarrësi pajtohet që të gjitha informacionet në lidhje me hulumtimin, projektet, themeluesit e hulumtimit, pyetësorët ose aktivitetet e tjera hulumtuese të Menaxherit, të cilat ata do t’i marrin gjatë hulumtimit, do të mbahen konfidenciale dhe nuk do t'u zbulohen palëve të treta.

4. SISTEMI I SHPËRBLIMIT PËR ANKETAT ONLINE

4.1. E drejta për shpërblim

Paneli online Opinia.Club ofron pikë për pjesëmarrje në anketa, si dhe për ftimin e miqve për t'u bashkuar me Panelin online Opinia.Club. Anketat kanë numër të ndryshëm pikësh, në varësi të kompleksitetit dhe kohës së tyre, të nevojshme për t’u përfunduar.

Nëse Pjesëmarrësi nuk i plotëson kushtet e kërkuara të anketës, pyetësori do të përfundojë pas disa pyetjeve fillestare. Në raste të tilla, Pjesëmarrësi nuk do të marrë asnjë pikë përveç nëse është specifikuar ndryshe në ftesë.

Pjesëmarrësi mund të shfrytëzoj pikët e tij/saj, kur arrijnë një minimum prej 1000 pikësh. Metoda do të ofrohet përmes aplikacionit ose e-mailit.

4.2. Detyrimet tatimore

Shpërblimi monetar paguhet në shumën bruto. Menaxheri dhe Pjesëmarrësi janë përgjegjës për pagesën e të gjitha detyrimeve tatimore dhe pagesave tjera, dhe për raportimin e të ardhurave nga shpërblimet sipas rregulloreve të vlefshme për tatim.

Menaxheri, në bazë të ligjeve tatimore vendore, është i detyruar të raportojë të ardhurat që Pjesëmarrësi i ka marrë nëpërmjet pikëve, të fituara në anketa. Menaxheri do t'i sigurojë pjesëmarrësit ose autoritetit tatimor përkatës informacion në lidhje me të gjitha pagesat që pjesëmarrësi ka marrë duke marrë pjesë në anketa. Pjesëmarrësi është i detyruar t'i sigurojë Menaxherit të gjithë informacionin e kërkuar në mënyrë që të ndihmojë në plotësimin e të gjitha raporteve ose pagesave. Të gjitha më sipër janë ekskluzivisht përgjegjësi e Pjesëmarrësit, ndërsa Menaxheri nuk është i detyruar të japë udhëzime ose këshilla; ne i bëjmë thirrje pjesëmarrësit të marrë informacion më të rëndësishëm nga autoriteti tatimor vendor.

5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Pjesëmarrësi dhe Menaxheri do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me anëtarësimin në Panel në mënyrë miqësore.

 

Kontaktoni Kosovën: [email protected]

Vegëza për Politikën e Privatësisë https://opinia.club/xk-sqi/privacy/

Bëhuni pjesë e klubit tonë

Fito shpërblime duke ndarë mendimin tuaj